Nisur nga lajmi i humbjes së jetës së një qytetari, i cili pretendohet se nuk mori ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalet e vendit tonë, çështje për të cilën ka nisur edhe një hetim, sekretari i Partisë Demokratike Gazmend bardhi, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama.
Në një postim me video të tij dëgjohet Rama që bën premtime për shëndetësinë, ndërsa nga ana tjetër qytetari në fjalë dhe bashkëshortja e tij që ankohen se spitalet po e sorollasin. Në reagimin e tij Bardhi ndër të tjera thotë se kjo është një këmbanë alarmi që bie çdo ditë.
Postimi i plotë i Gazment Bardhit
Shëndetësia është një nga dështimet më të rënda të Edi Ramës. Paaftësia, papërgjegjshmëria, vjedhja me koncesione e PPP po paguhen shumë shtrenjtë nga familjet shqiptare.
Ilaçet nuk janë të sigurta.
Sistemi është i rrënuar.
Stafet mjekësore janë të keqpaguar. Shëndetësia falas nuk ekziston.
Qytetarët harxhojnë mbi 300 milionë euro në vit tek privati.
Në video, Edi Rama vs. E Vërteta e qytetarit që humbi jetën duke kërkuar një serum nëpër spitale!
Këmbana e alarmit po bie çdo ditë!



