Nishani: Basha të mos manipulojë demokratët, humbja nuk ishte faji i Ramës

Nishani: Basha të mos manipulojë demokratët, humbja nuk ishte faji i Ramës

Ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, një zë i deklaruar publikisht kundër kreut të PD-së Lulzim Basha, thotë se ky i fundit nuk duhet të manipulojë demokratët për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit. Në një takim të mbajtur në një degë të PD-së në Korçë me Edith Harxhin, e cila kandidon për kryetaren e partisë, Nishani saktësisht u shpreh se “të deklarosh se humbja në zgjedhje erdhi për faj të Ramës”, është spekulative dhe e padrejtë.

Sot PD është në një situatë kaotike, dëshpërimi, zemërthyerje, por a mund të mbetemi peng i këtij momenti? Unë mendoj që jo. PD ka resurse dhe forca të panumërta. Përtej zemërthyerjes dhe goditjes së fortë duhet të projektojmë PD-në e së nesërmes. Duke qenë se jemi në fushatën për zgjedhjen e kryetarit unë dua të përfitojë nga rasti, ka qenë një fushatë e pabarabartë, e vështirë, përballë një makineria qeveritare që nuk njeh rregulla dhe as kode. Ka qenë një situatë që është përballuar vetëm për shkak të dinjitetin dhe sakrificave të çdo demokrati.

Ky dëshpërim u thellua më keq pas 25 prillit se pritshmëritë tona ishin më të mëdha sepse shqiptarët kishin përballë një qeverisje të korruptuar. Me të drejtë të gjithë do të rendisë vështirësitë, padrejtësitë, dhunën, manipulimet, blerjen e votës. Kur një parti opozitare fiton besimin e shumicës së qytetarëve, ato shkojnë të votojnë pa marrë parasysh forcën e shtetit dhe bën përmbysjen e qeverisë. Jam i bindur që ky regjim, apo model qeverisjeje, nuk mund që ta ndryshojmë vetëm përmes kërkesave tona publike apo ekzistencës, por e rrëzojmë atë përmes aktivitetit dhe kontributeve dhe këtu duhet të fillojë analiza dhe reflektimi dhe projektimi i një të nesërme, nuk do kishte vlerë nëse do mbesnim peng të së drejtës. E padrejtë dhe spekulative tezën që fitoi Rama për masakër elektorale, kjo është manipulative demokratët.  Pyetja duhet të ishte a i fitoi apo i humbi PD zgjedhjet”, tha Nishani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy