Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi pas seancës plenare, ka komentuar vendimin e maxhorancës për të mos çuar mandatin e deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese.
Bardhi thekson se ky është mesazhi që Rama po tenton t'i përcjellë SPAK se Xhaçka nuk preket.
Ai theksoi se Rama e përdor Reformën në Drejtësi vetëm për propagandë dhe në rastet kur i pëlqejnë vendimet, në të kundërt i trajton si letër higjenike.
Po ashtu ai ka theksuar sedo të marrin një vendim nëse do t'i drejtohen Kushtetueses, pasi nëse vendimet e tyre nuk zbatohen ata e marrin rrogën kot.
Pa diskutim unë nuk pres nga Edi Rama, e kam ditur mirë raportin që ka me drejtësinë dhe zbatimin e parimeve të shtetit ligjor. Heshtja do të thotë të mbështesin grisjen e një vendimi të GJK.
Kodi me mesazhi mafioz që Rama i përcolli prokurorisë së posaçme është që nuk mund ta prekë Olta Xhackën. Nuk ka asnjë dallim mes një vendimi të GJK dhe GJKKO.
Prandaj në ditën e vdekjes së diktatorit, vdiqën kushtetutshmërinë në vend dhe reformën ne drejtësi. Ditë e zezë për Shqipërinë dhe Parlamentin. Duhet të marrim një vendim nëse duhet t’i drejtohemi GJK. Nëse vendimet e tyre nuk zbatohen, e marrin pagën kot.



