Nano: Greva e gabuar, kontrollorët mund të ishin gjobitur por jo arrestuar

Nano: Greva e gabuar, kontrollorët mund të ishin gjobitur por jo arrestuar

Një tjetër çështje që ka marrë përmasa politike ditët e fundit është edhe greva e një dite më parë e kontrollorëve të Albcontrol-it.

Analisti Mustafa Nano e cilësoi këtë grevë të gabuar dhe mënyrën se si është justifikuar, absurde. Në një intervistë për MCN TV, analisti gjithashtu foli edhe për akuzat e kryeministrit Edi Rama për presidentin Ilir Meta dhe politikanin Sali Berisha. Ai u shpreh se Meta dhe Berisha ishin dy njerëzit që reaguan më shpejt dhe kjo sipas tij ka bërë kryeministrin të ngrejë akuza mbi ta.  

“Kam përshtypjen që tek kjo që thotë Rama ka të vërtetë sepse Basha është duke bërë fushatë me tone korrekte dhe ai nuk po bën asgjë tjetër vetëm fushatë elektorale. Dy njerëzit që reaguan shpejt ishin Meta dhe Berisha, i cili veproi në ekstazë dhe foli duke u ngutur shumë dhe la të kuptonte që kishte dijeni. Kjo e ka bërë Ramën të akuzojë këto të dy. Vazhdon politika shqiptare të ngrejë akuza mbi asgjë. Ne nuk e dimë. Aty ka disa elementë politikë, por nuk e di nëse është Berisha, kam përshtypjen që vazhdojmë mbajmë gjallë mitologjinë e Berishës së rrezikshëm. Nuk ka prova që vërtetojnë përfshirjen e këtyre dyve. Politike e bën fakti që në pikun e fushatës ndërmerret një tentativë e tillë që afekton qindra, mijëra njerëz që kanë hallet e tyre. Mënyra si është justifikuar se jemi të stresuar është absurde. Më duket grevë e kurdisur por se nga kush nuk e di. Pastaj arrestimet, merren masa të tjera siç janë gjobat, pushimi nga puna, arrestimi të krijon idenë e një regjimi. Ata kanë bërë një grevë, është e rrezikshme greva e tyre, por janë ngritur në favor të interesave të tyre, ata mund të ishin gjobitur, mund të ishin gjobitur, por burgjet se di. Kam përshtypjen që arrestimi është bërë i nxituar, është një damkë që i mbetet njeriut gjithë jetën. Është komplekse situata. Bëhen greva duke bërë tratativa, por kjo sipas meje ishte një grevë e gabuar sipas meje”, tha Nano.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy