Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në një takim virtual të thirrur nga Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, ku u mblodhën homologë nga mbi 40 vende.
Takimi u fokusua në nevojën urgjente për rivendosjen e lirisë së lundrimit në Ngushtica e Hormuzit, pas mbylljes së saj nga Irani në kuadër të konfliktit të vazhdueshëm në rajon.
Ministri informoi se diskutimet u përqendruan në përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare, përmes mjeteve diplomatike dhe politike, por jo vetëm, për të siguruar rihapjen e sigurt dhe të qëndrueshme të kësaj rruge detare kritike, e cila është jetike për sigurinë globale të energjisë dhe stabilitetin ekonomik.
“Uniteti, koordinimi dhe një qasje ndërkombëtare e bazuar në rregulla janë thelbësore. Liria e lundrimit është një parim themelor që duhet të respektohet”, u shpreh ai.
Hoxha siguroi se Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë ngushtë me partnerët dhe aleatët për të mbështetur përpjekjet e deeskalimit dhe për të kontribuar në iniciativa dhe zgjidhje kolektive.



