Berisha: Në 7 vite, Rama dhe ministrat e tij vodhën 8.2 miliardë euro

Berisha: Në 7 vite, Rama dhe ministrat e tij vodhën 8.2 miliardë euro

Në mbledhjen e grupit parlamentar, kreu i PD-së, Sali Berisha, tha se buxheti i vitit 2023 është një tjetër fatkeqësi për Shqipërinë. Berisha tha se në 8 vite, Rama dhe ministrat e tij kanë vjedhur në 7 vite 8.2 mld euro.

Për çdo vend, debati më i rëndësishëm është debati për buxhetin. Por për Shqipërinë, kjo nuk ndodh, Nuk ndodh për dy arsye. E para se buxheti është i vjedhur para se të votohet. Gjithçka në zëra është falsitet pasi siç kanë faktuar zhvillimet dhe në mënyrë të veçantë KLSH, ai vidhet në masën më të madhe të tij. Ju jeni dëshmitarë sesi në 7 vite sipas KLSH janë vjedhur nga Rama dhe ministrat e tij 8.2 mld euro.

Berisha tha më tej se në 9 vite qeverisje të Ramës, qytetarët kanë parë vepra publike të financuara nga qeveria sa një vit buxhetor.

Ky buxhet është një fatkeqësi e re tjetër se prapa çdo zëri të madh qëndron një vjedhje e madhe. Këta  nuk kanë të ndalur. Por vjedhja me buxhetin është një vjedhje e dyfishtë, është jashtëzakonisht e keqe. Në një anë vidhen fondet dhe përfundojnë në kontot e zyrtarëve dhe qytetarët nga taksat e tyre shohin në vitin e 9, pas 9 buxheteve, shohin publike absolutisht më të pakta sesa të një viti buxhetor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy