Deputeti i PD-së Genc Pollo ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kolegut të tij Eduard Selamit. Megjithëse nuk flet me emra, Pollo e cilëson Selamin një ‘zombie dixhital’.
Sot ish-kryetari i PD-së Eduard Selami në një intervistë për gazetarin Armand Mero në Zërin e Amerikës akuzoi Lulzim Bashën se ka anashkaluar institucionet duke e bërë fajtor për bllokimin e reformës në drejtësi. Sipas Selamit retorika e Bashës dhe mospjesëmarrja në zgjedhje dëmtojnë Partinë Demokratike dhe Shqipërinë.




