Rreth dy orë zgjati dreka e sotme e liderit të opozitës Lulzim Basha me disa nga ambasadorët e BE-së në vendin tonë.
Në përfundim të takimi Basha u shpreh se takimi ishte produktiv dhe se kauza e opozitës është shumë pranë triumfit.
“Takim produktiv mbi protestën e qytetarëve shqiptarë për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme Optimist se kjo kauzë është shumë pranë fitores”, tha Basha.
Këto takime, tha Basha, shërbejnë për të informuiar saktë dhe pa manipulime aleatët ndërkombëtarë.
“Jashtëzakonisht produktive në kuptimin që marrin një informacion të drejtëpërdrejtë të pamanipuluar mbi faktet gjëndjen aktuale të vendit, rrugët e zgjidhjes që opozita ka propozuar dhe domosdoshmërinë e zgjidhjeve të shtruara nga qytetarët shqiptarë dhe optimizmin tonë total se kauza e zgjedhjeve të lira është shumë pranë fitores”, tha Basha.
Këtë herë në drekën e punës ishin të pranishëm Ambasadorët e Çekisë, Austrisë, Suedisë, Spanjës, Turqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë.
Më herët, Lulzim Basha ka shprehur qëndrimin e tij të prerë se opozita nuk tëhiqet nga kërkesa për qeveri teknike. Në takimin me Bashën dhe ambasadorët merrnin pjesë edhe aleatët e opozitës.



