Manjani: Rama nuk është shqetësuar fare nga Ahmetaj, nën hetim duhet të ishte bashkia Tiranë

Manjani: Rama nuk është shqetësuar fare nga Ahmetaj, nën hetim duhet të ishte bashkia Tiranë

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se të gjithë do jenë në burg, për sa kohë është interesi për të qenë në pushtet.

Në emisionin “Scrolling” të Arian Çanit në MCN TV, Manjani tha se nga intervista dhe akuzat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, kryeministri Edi Rama nuk është shqetësuar fare.

Sipas tij dosja për inceneratorët ose është e plotë, ose në momentin që del një fraksion, nuk është bërë mirë dosja, pasi janë lënë gjëra pa hetuar dhe të papërfshira.

Në dosjen që po dënohet Lefter Koka me të tjerët, del që paska të tjerë.

Madje do bëjë një fjalim të paparë, kështu do e pësojnë të gjithë.

Ndoshta ka për ta kaluar tangent rastin Ahmetaj dhe ka për të mbajtur një leksion për luftën kundër korrupsionit.

Për të mos qenë Shqipëria e prokurorëve.

Dy inceneratorë janë bërë, funksionojnë apo jo është temë tjetër, por lekët që janë harxhuar për të bërë dy inceneratorë janë paguar.

25 milionë euro janë harxhuar për inceneratorin, e kanë thënë ekspertët e SPAK.

Për Fierin janë dhënë 30 milionë euro, pritet kësti i fundit, që të jetë pulti i komandimit.

Te Tirana ka një specifikë që për të diskutuar është bërë apo nuk është bërë, duhet pritur të mbarojë kontrata.

Punimet do fillonin në 2023, atëherë nuk ka çështje. Kontrata e Tiranës nuk është vetëm inceneratori, por edhe menaxhimi i integruar i mbetjeve.

Në momentin që duhet të fillojë puna e ndërtimit të inceneratorit të Tiranës, duhet të përfundojë brenda pesë vitesh.

Nëse i kanë ndarë lekët, kush i ka paguar? Bashkia e Tiranës! Atëherë pse nuk është nën hetim bashkia Tiranë.

Zbatimi i një kontrate që shkojnë lekë në mënyrë të panjohur.

Standardi i fillimit të çështjes penale, është aq i ulët, sa që mund të fillosh çështje ndaj kujtdo dhe për çfarë të duash ti.

Nëse do kishim një veprimtari mafioze të provuar, atëherë do ishte çështje e shekullit.

Shqipëria është dhe sot me plehra nuk është se u zgjidh emergjenca.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy