Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma reagoi pas deklaratave të kryemninistrit Rama në Kuvend, duke i konsideruar ato si seanca psikoterapie të kreut të qeverisë.
Duma tha se PD-ja është partia ku Edi Rama donte të aderonte kur ishte i ri, duke theksuar se e djathta nuk ka konceptin e kopesë, që është në ADN-në e PS-së së Ramës. Ndër të tjera ajo tregoi se përse nuk reagoi pas shfaqjes së kryeministrit me një foto të saj, që u kritikua për seksizëm.
Unë i përkas një partie të djathtë dhe jam krenare, koncepti i kopesë nuk ekziston. Në një parti të majtë është trashëguar mendësia. Ai e ka seancë psikoterapike të shfryjë me stërkala të përroit psikologjik, sa herë i drejtohet asaj partie që kur ishte i ri donte të aderonte, të ishte te e reja. Ky njeri që u votua si e reja, zhgënjehu pa fund, është sot i vjetër. Etikën më të lartë e kam treguar kur për fushatën e 25 prillit ky zotëria (Rama këtu e bëri me një foto timen personale. Ju e dini të gjithë, unë zgjodha të buzëqesh, të nënqesh, është zgjedhje për të qenë njeri i kulturuar deri te pika që mos t’i japësh shkak tjetrit të vazhdojin përroin psikologjik të psikopatisë kolektivë të një kopeje që ka një ADN biologjike. Unë nuk njoh ndonjë ADN kopeje dhe se shpik dot”



