Çfarë do të ndodhë nëse LSI tërheq ministrat nga qeveria?! Ja si përgjigjet Rama

Çfarë do të ndodhë nëse LSI tërheq ministrat nga qeveria?! Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama i ftuar në studion e Report TV, te emisioni "5 pyetjet nga Babaramo" përgjigjet për protestën e opozitës dhe zgjedhjet.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Ilir Meta tërheq nga qeveria ministrat e LSI-së, Rama tha se nuk e beson se kjo do të ndodhë.

Çfarë ndodh nëse LSI tërheq ministrat nga qeveria? 

Nuk dua ta besoj dhe nuk flas me nëse. Por çdo gjë të paktën sipas meje duhet komentuar atëherë kur ndodh.

E keni ne skenarët e mundshëm, do vazhdoni qeverisjen me zv/ministra apo do kërkoni mocion besimi? 

PS dhe unë nuk tërhiqemi nga përgjegjësia. Kemi detyrim të përbashkët si koalicion për të bërë deri në ditën e fundit punët që na kanë ngarkuar dhe dua të besoj që do ta përmbushim së bashku. 

Ju këmbëngulët që të respektohet Kushtetuta por në 20017 zgjedhjet u shtynë... 

Zgjedhjet atëherë janë shtyrë nga 20 janar në 18 shkurt, janë shtyrë brenda mandatit qeverisës së kryetarit të bashkisë. Kushtetuta nuk u shkel. 

Në atë kohë nuk ka pasur limitet që kemi sot. Sot mandati i kuvendit skadon me 9 shtator dhe mbi të gjitha kjo është përpjekje për të marrë peng qeverinë dhe PS për të mos lejuar zgjedhje sepse ndërkohë është marrë peng vettingu dhe reforma në drejtësi dhe shtyrja e zgjedhjeve është një shtyrje për të shtyrë në kalenda greke vetë reformën në drejtësi duke hapur hendek me BE. Është një hulli që nëse e lenë të hapet cenon vendin. Njerëzit sot po e shohin se është reale ajo që ne thonim sa humbet vendi nëse kthehemi mbrapa. 

Edhe Ramiz Alia i shtyu zgjedhjet për të respektuar pluralizmin?

Pluralizmi është e drejta e çdokujt për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur. Kur ishte Ramiz Alia nuk ishte e sanksionuar, sot është e sanksionuar në Kushtetutë. Pluralizmi është i lirë, do të shkosh në zgjedhje shko, nuk do mos shko. Populli do shkojë në zgjedhje me 18 qershor. Nuk tolerohen marrëzi të tilla, kjo është marrje peng e demokracisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy