
Duke folur për aksionin e opozitës në bllokimin e seancave plenare, gazetari Andi Bushati, tha se opozita bën mira ta pranojnë se nuk e mudn dot Ramën.
Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Bushati tha se opozita më mirë të qëndrojë si OJQ, për të mbajtur të paktën pluralizimin në vend.
Ka disa që besojnë se pjesa më e madhe e fajit është e mënyrës si është ndërtuar opozita, sa frymëzon ajo.
Unë besoj se edhe këto kanë rëndësinë e tyre, por në një regjim, sado opozitë të kulluar të bësh, është e pamundur të shohësh rezultatin.
Ku ndahem është kjo, këta japin shpresë akoma sikur kanë mundësi ta ndryshojnë apo ta përmbysin regjimin. Them se ambicia opozitare duhet reduktuar. Të pranojnë se nuk kanë çfarë ti bëjnë Ramës, bandave dhe oligarkëve dhe mediave, por të marrin rolin e një OJQ-je që ruan flakën e pluralizmit.
Është një shoqëri e kapur për fytin.



