Një ditë pas dënimit nga gjykata/ Meta pret Salianjin: Mos humb besimin tek drejtësia

Një ditë pas dënimit nga gjykata/ Meta pret Salianjin: Mos humb besimin tek drejtësia

Presidenti Ilir Meta, priti në zyrën e tij ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji, i dënuar një ditë më parë nga gjykata me një vit burg.

E ndërsa procesi vazhdon, Meta tha se do e ndjekë me vëmendje këtë çështje, duke kërkuar gjykim shterrues dhe transparent.

Lidhur me këtë takim Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit Meta ka bërë një status në Facebook ku shkruan se:

“Presidenti i Republikës Sh. T. Z Ilir Meta, priti sot në një takim ish-deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, z.Ervin Salianji, për t’u njohur nga afër me shqetësimet e tij në lidhje me cënimin e procesit të rregullt ligjor në çështjen gjyqësore penale që po zhvillohet në ngarkim të tij.

Gjatë këtij takimi, Presidenti Meta theksoi se mbron parimin kushtetues se kushdo që akuzohet penalisht, prezumohet i pafajshëm derisa në ngarkim të tij nuk ka një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Kreu i Shtetit e inkurajoi z.Salianji, që të mos humbasë besimin tek drejtësia dhe të vijojë të ndjekë të gjitha rrugët dhe mjetet proceduriale ligjore në mbrojtje të të drejtave të tij.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që procesi gjyqësor që ka nisur të zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe objektive.

Kreu i Shtetit e garantoi z.Salianji se do ta ndjekë me vëmendje të posaçme këtë çështje me sensibilitet të lartë publik, duke inkurajuar një gjykim shterues dhe transparent,” thuhet në njoftimin zyrtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy