Basha mesazh urimi Kurtit: PD do qëndrojë fuqimisht në mbështetje të Kosovës

Basha mesazh urimi Kurtit: PD do qëndrojë fuqimisht në mbështetje të Kosovës

“Si gjithnjë në të kaluarën, të sotmen dhe në të ardhmen, unë dhe PD do të qëndrojmë fuqimisht në mbështetje të Kosovës”, deklaroi sot Kryetari i PD-së Lulzim Basha në urimin e tij për kryeministrin Albin Kurti, me rastin e krijimit të qeverisë së re të Kosovës.

“Urimet më të mira kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurtit dhe qeverisë së drejtuar prej tij në përmbushjen me sukses të përgjegjësive dhe tejkalimin e sfidave me të cilat përballet Kosova. Suksesi i Kosovës është suksesi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo që ndodhen. Urimet më të mira shkojnë sot dhe për deputetët e kuvendit të ri të Kosovës. Jam i bindur se forcat politike në Kosovë do të mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për tejkalimin e pengesave, duke vënë mbi gjithçka interesin më të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Si gjithnjë në të kaluarën, të sotmen dhe në të ardhmen, unë dhe Partia Demokratike do të qëndrojmë fuqimisht në mbështetje të Kosovës dhe të qeverisë së saj me besimin e plotë se pas 25 prillit, do të bashkëpunojmë edhe më ngushtësisht për të përballuar së bashku çdo sfidë”, shprehet Kryetari i PD-së Basha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy