Ministrat e rinj kanë qenë administratorë, njerëz të paprovuar. Duhen afruar profesionet me dikasteret.
Kështu tha analisti politik Indrit Vokshi lidhur me katër ministrat e rinj Ermal Nufi, ministër i Mbrojtjes, Ferit Hoxha, ministër i Jashtëm, Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Eriona Ismaili, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se largimi i Elisa Spiorpalit nga ministria e Jashtme, erdhi si kolateral i luftës politike brenda qeverisë.
Nëse do të vendosësh një ministër të Mbrojtjes, duhet të jetë njohës i ushtrisë, i biznesit të armëve dhe reformatorë në ushtri. Njerëz që e njohin dhe zotërojnë botën ushtarake, zotëria njeh më mirë botën juridike dhe mund të bëhej ministër Drejtësie.
Nëse vendos një person thjesht dhe vetëm për të bërë biznes ushtarak unë e shoh si problem. Nëse vendoset një ministër ekskluzivisht për çështjen e armatimeve pa njohje të ushtrisë, unë e shoh si problem.



