
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca së bashku me ambasadorin gjerman, Peter Zingraf dhe atë franceze, Elisabeth Barsaq zbarkuan sot në Elbasan.
Diplomatët u takuan me drejtuesin politik të PS, Taulant Balla e më pas me atë të PD, Gazment Bardhi. Në fokus të bisedës mësohet se ka qenë fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Tre ambasadorët gjatë vizitës në Elbasan do takohen dhe me Rudina Hajdarin dhe kandidatin e Nismës Thurje.
“Fatkeqësisht, një takim me Lëvizjen Socialiste për Integrim në Elbasan nuk u bë e mundur”, kanë njoftuar ambasadorët.
Kjo ka ndodhur pasi kandidatja e LSI-së në Elbasan, Monika Kryemadhi ka pasur një axhendë shumë të ngarkuar për ditën e sotme.
Prania e diplomatëve në Elbasan gjatë kësaj periudhe para zgjedhore ka qenë e shtuar, pasi konsiderohet si një ndër qarqet ku gara do të jetë e ashpër.



