Lirimi i Tahirit, Vangjeli: Çështja nuk ka përfunduar, është hetuar dhe gjykuar keq

Lirimi i Tahirit, Vangjeli: Çështja nuk ka përfunduar, është hetuar dhe gjykuar keq

Analisti Lorenc Vangjeli në MCN Live ka komentuar lirimin e Saimir Tahirit nga burgu për të cilin u shpreh se kjo është një çështje që ende nuk ka përfunduar sepse çështja është në rekurs dhe shanset janë ose të lihet në fuqi ose të kthehet dhe njëherë për gjykim.

Ai tha se rasti në pozicionin e ministrit të brendshëm ndodh dhe është ai mallkimi i hershëm që askush prej tyre nuk ka një fat të mirë, sepse sipas tij askush nuk ka dalë nga ajo derë në 100 e ca vjet të shtetit shqiptar, duke gjykuar nga fati i gjithë ministrave të brendshëm të gjithë kanë pasur një fakt refraktar.

Në rastin e Saimir Tahirit ka një vëmendje por ka të bëjë dhe me raportin e ndëshkimit dhe dritësisë, pra ajo që është e qartë është se Tahiri është ndëshkuar moralisht, politik dhe penal që i vuri kapakun, ndërkohë që procesi për dhënien drejtësi ka qenë i komplikuar për të thënë se pak kënd ka bindur, ka qenë një çështje e hetuar keq, e gjykuar keq, por nëse do ishte bërë drejt dhe pastër fati i Tahirit ndoshta nuk do të ishte kaq i mbarë.

Kam përshtypjen se rasti i Tahirit është një pikë kthese që do të rrëfejë një të nesërme ndryshe. Ajo që mungon më së shumti në Shqipëri është durimi për të pritur, por është një proces dhe kushdo që do të shohë i zhveshur nga pasioni dhe tundimi sheh që ka një lëvizje në drejtimin e duhur. Kamerat e MCN mirë do të ishte të qëndronin në oborrin e SPAK gjatë, sepse nuk i dihet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy