
Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka patur një debat të fortë mes Ylli Rakipit dhe Ergys Mërtirit për arrestimin e Sali Berishës, pavarësisht se ai nuk ka ende asnjë akuzë, por mbahet nën arrest shtëpie dhe i është ndaluar komunikimi.
Ka një problem të rëndësishëm, është ndaluar pa asnjë akuzë kryetari i opozitës. Edhe unë nuk e dua Sali Berishën, por është kryetari i opozitës. Është mbyllur kryetari i opozitës, pa asnjë akuzë. Nuk ka asnjë akuzë. Pse kanë bërë këtë që i ndalojnë edhe komunikimin?
Nga ana e tij Mërtiri iu përgjigj se Berisha u vetëmbyll.
Berisha u vetëmbyll. Nëse nuk paraqitesh…Po se mos ikën si Arben Ahmetaj se edhe ai shtatë herë dilte. Ai është nën hetim. Ka të drejtë të merret masa detyrim paraqitje. Për faj të vet e ka arrestuar. Edhe Ahmetaj kështu dilte.



