
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar sërish në lidhje me rastin e Xhisielës.
Në postimin e tij në rrjetin social "Twitter", Rama ka bërë ironi me kreun e opozitës Lulzim Basha.
Sipas kreut të qeverisë thekson se nëse Taulant Balla ka qenë në komisariat siç pretendon PD, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë. Kryeministri shprehet se paketa anti-shpifje është e vetmja zgjidhje.
"Nëse Taulant Balla ka qenë në komisariat me armë, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Saliu ka qenë në Hollivud për të luajtur Pretty Woman. Paketa Antishpifje e vetmja mënyrë që ky karagjozllëk i madh politik e mediatik të mos kthehet në një normalitet të turpshëm", shkruan Rama.




