Basha në Kavajë: Roshi i veshi qytetit imazhin e trafikantit e përdhunuesit

Basha në Kavajë: Roshi i veshi qytetit imazhin e trafikantit e përdhunuesit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me qytetarët e Kavajës; të cilëve u ka bërë thirrje të marrin pjesë në protestën e 18 shkurtit në Tiranë

Basha theksoi se Kavaja është qyteti i parë që vrau frikën dhe u ngrit kundër regjimit komunist, qyteti i parë që luftoi për liri, dhe nuk meriton të sundohet sot nga një i dënuar për përdhunim dhe trafik droge.

 “Kam ardhur me një emocion të veçantë sot në Kavajë. Kam takuar të rinjtë e Kavajës, qytetarët e Kavajës, për t’i ftuar në protestën më të madhe, manifestimin më të madh të qytetarëve shqiptarë, bashkimin më të madh të qytetarëve shqiptarë, me 18 Shkurt në ora 12:00 në Tiranë. Ky emocion i madh nuk është vetëm për shkak të mikëpritjes, të ngrohtësisë të cilën më pritën të rinjtë dhe qytetarët e Kavajës, por është edhe për vetëdijen se këtu në Kajavë, në këtë komunitet, në këtë qytet të jashtëzakonshëm, 27 vite më parë qytetarët u ngritën dhe vranë frikën, vranë frikën dhe rrëzuan mitin e një diktature 50-vjeçare. Ky është një qytet i madh, me një zemër të madhe. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, shpirti i një komuniteti që u ngrit i pari, sfidoi terrorin, sfidoi frikën dhe me kurajo e mposhti atë. Ata që për 50 vjet e sunduan Shqipërinë me gënjeshtra, me mashtrime, me frikë, me terror dhe me varfëri kurrë nuk ia falën Kavajës këtë”, tha ai.

I pyetur në lidhje me popullaritetin e Elvis Roshit në Kavajë, Basha tha se në shkelje të ligjit, ai drejton Bashkinë e Kavajës. “Populli i Kavajës i përçmon ata që i veshën Kavajës imazhin e përdhunuesit dhe trafikantit të drogës. Populli i Kavajës nuk i pranon këto vese, i përbuz këto vese. Populli i Kavajës është populli që vrau frikën i pari, është populli që u ngrit i pari për liri e demokraci. Qytetarët e Kavajës i dhanë heronj luftës së fundit çlirimtare në Europë, luftës së Kosovës. Qytetarët e Kavajës janë qytetarë fisnikë. Kjo është një qeverisje e korruptuar që e ka lidhur fatin e vet me fatin e banditëve si Elvis Rroshi,  i cili, sot, përkundër ligjit vazhdon të ushtrojë funksionet e kryetarit të bashkisë. Përse i duhet Edi Ramës, Elvis Rroshi? I duhet sepse i trembet votës së lirë dhe të ndershme, sepse i trembet gjykimit me votë nga populli i Kavajës, i trembet gjykimit me votë nga qytetarët e Shqipërisë”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy