Dy Qeveritë shqiptare mblidhen sot në Elbasan

Dy Qeveritë shqiptare mblidhen sot në Elbasan

Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës do të vijojnë sot traditën e mbledhjes së përbashkët.

Për të tetën herë radhazi me takimet e përbashkëta, qyteti mikpritës i mbledhjes kësaj herë është Elbasani.

Mes dy Qeverive, asaj të Edi Ramës dhe Albin Kurtit, pritet të firmosen disa marrëveshje.

Nga njoftimi i zyrës për shtyp të Kryeministrisë, në orën 10:00, kryeministri shqiptar, Edi Rama, do të presë homologun e tij, Albin Kurti.

Pritja do të nis me luajtjen e himneve kombëtare dhe nderimet ushtarake nga Truproja e Nderit e Republikës së Shqipërisë.

Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë, do të bëhet në orën 10:10, ndërsa ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare në orën 11:20.

Pas kësaj do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp nga të dy kryeministrat.

Në 13:10 do të mbahet forumi i Biznesit Shqipëri-Kosovë dhe një bashkëbisedim i Ramës dhe Kurtit me përfaqësuesit e bizneseve.

Fokusi i kabineteve qeveritare do të jetë në fushën e lëvizjes së lirë, arsimit, drejtësisë, infrastrukturës, kulturës dhe lehtësimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit tregtar.

16 marrëveshjet që do të nënshkruhet sot:

“Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm.

Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për rregullimin e regjimit të trafikut lokal të kufirit.

Marrëveshja ndryshuese e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash)

Marrëveshje ndërmjet Këshillit te Ministrave te Republikës se Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës “Për ndihme të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare”

Për miratim, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për sigurimet shoqërore.

Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave

Kalendari i përbashkët Kulturor Vjetor Shqipëri-Kosovë, për vitin 2021-2022

Marrëveshje Bashkëpunimi: në fushën e Trashëgimisë Kulturore midis MKRS & MK.

Protokoll Bashkëpunimi Ndërmjet Këshillit te Ministrave te Republikës se Shqipërisë dhe Qeverise se Republikës se Kosovës për krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar.

MoU për studimin e fizibilitetit për ndërtimin/rehabilitimin e segmentit hekurudhor Durrës-Prishtinë

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Institucionit kompetent të palës kosovare.

Marrëveshje dypalëshe për lehtësimin e procedurës së njohjes se diplomave nga IAL-te (te konfirmimit të të diplomuarve nga Qendrat Kombëtare respektive të Njohjes së Diplomave)

Manual i Përbashkët për procedurat standarde të operimit në Doganën e Durrësit.

Manuali për procedurat standarde te operimit ne piken e përbashkët te kalimit kufitar (PPKK) Morine-Vërmicë.

Marrëveshje dypalëshe për qasje të ndërsjellë në modulet e riskut.

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të RSH dhe Agjencisë Shtetëror të Arkivave të Republikës së Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy