Shkarkimi i mjekut Allkja/ Spahia: Edi Rama, dënim politik dhe për mjekët

Shkarkimi i mjekut Allkja/ Spahia: Edi Rama, dënim politik dhe për mjekët

Partia Demokratike ka reaguar pas pushimit nga puna të mjekut Ilir Allkja. Nëpërmjet një postim në Facebook, ish-deputeti Bardh Spahia thotë se Rama po jep dënim politik për mjekët.

Shqipëria sot nuk ka mjekë mjaftueshëm për t’u shërbyer qytetarëve, por Edi Rama ka nisur shkarkimin politik të mjekëve që nuk mbyllin gojën për të vërtetën e sistemit të rrënuar shëndetësor.

Mjeku i urgjencës, Ilir Allkja, është shkarkuar nga detyra, pas më shumë se 20 vitesh pune e sakrifice dhe pasi u ka shërbyer mijëra e mijëra qytetarëve të sëmurë.

Armiqësia e pushtetit ndaj një mjeku si Ilir Allkja duhet të jetë rast unik në botën demokratike.  Shkarkimi i një mjeku të vijës së parë për agjitacion dhe propagandë në kulmin e pandemisë do të thotë se Edi Rama nuk pyet aspak për interesin publik.

Është koha që profesionistët si Ilir Allkja të ngrenë zërin për të vërtetën dhe të drejtën! Vetëm kështu i shërbehet interesit publik! Ky pushtet i kalbur është në grahmat e fundit! Bashkë do ta ndryshojmë këtë situatë.

Partia Demokratike ka vendosmërinë për t’i kthyer mjekëve dhe profesionistëve të shëndetësiëë dinjitetin e nëpërmëmbur nga pushteti.

Është koha për ndryshim”, shkruah Spahia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy