Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se me urdhër të Ramës brenda 3 orësh KQZ dhe Presidenti i morën mandatin Fredi Belerit, dhe shpallën zgjedhjet duke i mohuar të drejtën e ankimimit.
Berisha e konsideron këtë një “shtet të karnavalit” që duhet përmbysur një minutë e më parë.

"Miqtë e mi, sot diktatura e bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve nxori fytyrën dhe shëmtinë e vet më të madhe. Brenda tre orëve, me urdhër të Edi Ramës, KQZ dhe presidenti vendosën t’i marrin mandatin Belerit dhe shpallën zgjedhje, duke mos pritur, duke mohuar të drejtën e ankesës në gjykatë. Të drejtën e ankesës në KAS. Imagjinoni këtë bir xhelati, nëse do ishin ligjet e vjetra, ky nuk do i linte njerëzit të bënin apel, por do i pushkatonte me vendimin e parë. Ky është shteti i karnavalit. Këtë shtet duhet ta përmbysim një ditë e më parë. Një minutë e më parë! 11 korriku është dita e fuqisë tonë. Është dita e mosbindjes sonë civile. Është dita e triumfit tonë. Është dita që hap dyert për qeveri teknike, zgjedhje të lira dhe të ndershme fitoren e opozitës. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!”.



