Me dabate dhe tone të ashpra është shoqëruar seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Posaçme, ndaj ish-presidentit Ilir Meta, deputetes Monika Kryemadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho. I ulur përballë prokurorëve të çështjes, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapit, kreu i Partisë së Lirisë nuk ka nguruar t’iu kujtojë se arrestimin e tij e kanë bërë me urdhër të narkoshtetit.



