Miratimi i ligjit anti-KÇK/ Reagon PD: Ka për të dështuar, njësoj si “Forca e Ligjit”

Miratimi i ligjit anti-KÇK/ Reagon PD: Ka për të dështuar, njësoj si “Forca e Ligjit”

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale në lidhje me miratimin e ligjit anti-KÇK.

Sipas tij të besosh që ky ligj do të zbatohet nga Rama, është njësoj si të besosh që “hijena do të bëhet vegjetariane”.

Më tej, Bardhi e krahason ligjin anti-KÇK me Forcën e Ligjit, duke e vlerësuar atë si një dështim. 

“Që do të zbatojë Edi Rama ndonjë ligj që godet krimin e organizuar, është si të besosh se hijena do të bëhet vegjetariane. Sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh. “Anti-KÇK” ka për të dështuar, siç dështoi “Forca e ligjit”, sepse në krye të qeverisë është ortaku i krimit të organizuar.

Me Edi Ramën kanë dalë jashtë burgut kriminelët më të rrezikshëm. Me Edi Ramën, Shqipëria është shndërruar në bazë operacionale për krimin e organizuar. Me Edi Ramën nuk ka për të patur luftë kundër krimit. Ka vetëm propagandë dhe bashkëqeverisje me krimin e organizuar”, shkruan Bardhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy