Ja çfarë i ka kërkuar Meta-Ramës në darkën e fundit

Ja çfarë i ka kërkuar Meta-Ramës në darkën e fundit

I ftuar në ‘Zonë e Lirë’, gazetari i njohur Ilir Kulla ka treguar një detaji nga takimet e fundit që janë zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

Kulla thotë se Meta, i ka kërkuar Ramës, në mënyrë që opozitë të futet në parlament, të tërhiqet nga posti i Kryeministrit.

“Merru vesh me opozitën, dhe të bëjmë një qeveri të pranuar nga të gjithë për të bërë një palë zgjedhje për të cilën do e udhëheqësh ti koalicionin.

I ka thënë tërhiqu nga pozicionet që ke tani se ne nuk mund të shkojmë në zgjedhje pa opozitën.

Meta është 47 vjeç dhe ka 27 vjet në politikë dhe nuk është çmendur të shkojë në zgjedhje pa opozitën”, tha Ilir Kulla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy