Meksi: Nëse primaret zhvillohen një muaj para zgjedhjeve s’ka kohë për fushatë. PD-ja është shumë vonë (VIDEO)

Meksi: Nëse primaret zhvillohen një muaj para zgjedhjeve s’ka kohë për fushatë. PD-ja është shumë vonë (VIDEO)

Avokati Redon Meksi tha në studion e MCN Live se duhen veçuar dy momenti në procesin e zhvillimit të Primareve brenda PD-së, e para nëse do të bëhen siç duhen dhe së dyti koha.

Sipas Meksit, nëse bëhen një muaj para zgjedhjeve, nuk ka kohë për fushatë duke shtuar që PD-ja është tashmë shumë vonë.

Nëse këta e hapin garën siç duhet, pra procesi do të jetë i saktë pjesa tjetër mbeten në dorën e kandidatëve. Nëse këta hilen do e nisin tek procesi siç e kanë bërë shpeshherë,  pra fillon mënyra e votimi ndryshe. P.sh. mua më nxjerrin kandidat me një të zonës 5, kur në fund ne votohemi nga Tirana jo nga zona 5. Këtu ndryshon puna se do futem në mazhoritar, unë me atë apo me dy të tjerë dhe aty mund të manipulohet thjesht dhe vota ime nuk mund të margjinalizohet siç duhet. Rasti që do ishte njësoj si votimet, kjo do ishte më e thjeshtë për kandidatët që kanë votat dhe zotësinë për të fituar. Gjithçka mbetet tek mënyra si do të bëhet procesi.

Po bëri primaret siç duhet është fitore e demokracisë. Në fund fiton demokracia, qytetarët. Kjo do ishte më e mira që do të bënte.  Po bëri zgjedhjet demokratike brenda partisë ke treguar parlamentin që kur të vish në Parlament, po nuk pate demokraci brenda partisë nuk do jesh kurrë njeri që do dojë demokracinë në Parlament.

Ka dy çaste, nëse do bëhet siç duhet primaret dhe kur do bëhen. Nëse i bën një muaj para zgjedhjeve, s’ke kohë për fushatë. Ka dy vjet për fushatë. Ky është hall më vete. PD-ja është vonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy