Ceka: Jemi në teatrin e demokracisë, zgjedhje të lira nuk do ketë

Ceka: Jemi në teatrin e demokracisë, zgjedhje të lira nuk do ketë

Duke folur për zgjedhjet e 25 prillit, Neritan Ceka theksoi se në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe kjo sipas tij duhet pranuar.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Ceka quajti demokracinë në vend të rreme dhe qytetarët aktorë, ku secili duhet të luajë pjesën që ka zgjedhur vetë.   

“Duke pranuar faktin e dhimbshëm që këtu zgjedhje të ndershme dhe të lira nuk do ketë, jemi në teatrin e demokracisë dhe do ta luajmë këtë pjesë, nuk kemi çfarë të bëjmë. Ky është një teatër i madh ku gjithë populli angazhohet, dikush shet votën, dikush e blen, dikush shkon me ndershmëri, ky është teatër ku secili ka rolin që ka zgjedhur vetë. Në ndryshim nga fakti që dikush ndihet humbës dhe dikush fitimtar do thoja këtë gjë që këtu ka dy fitimtar, i pari është fitimtar humbës, ky që e ka marrë pushtetin me gjithë këto borxhe dhe i dyti është humbësi fitimtar që në këtë rast është PD që më në fund u bë parti, ka një lider europian. Ne nuk kemi nevojë për heronj, një Skënderbe ishte, iku, u mbyll historia. Ne nuk na duhen heronjtë, heronjtë janë të rrezikshëm, na kanë shkatërruar, përveç Skënderbeut. Ajo që ka fituar populli shqiptar është një opozitë, kaq”, tha Ceka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy