
Në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, mbi raportin vjetor të veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2025, nënkryetari Fiorent Zguro foli për thjeshtim të procedurave, transparencë dhe forcim të qëndrueshmërisë në vendimmarrje.
Zguro deklaroi se gjatë vitit 2025 pranë KPP janë regjistruar 1197 ankesa në total, duke zgjeruar aksesin e operatorëve ekonomikë.
Ai shtoi se janë referuar shtatë raste në Prokurorinë e Tiranës, për konflikt interesi.
Gjatë një viti ka pasur 853 procedrra të ankimuara. 36% e tyre për dokumentet e tenderave, 64% për vlerësimin e ofertave 0.5% ankesa të tjera.
Gjatë vitit 2025, Komisioni i Prokurimit Publik ka referuar tre çështje në Prokurorinë e Tiranës, dhe referuar 7 raste konflikt interesi të konstatuara nga anëtarët e KPP.



