Juristi Altin Kaziaj për tryezën e sotme me praninë e ndërkombëtarëve, grupit të punës dhe anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, ku u diskutua financimi i partive politike, nënvizon nevojën e ndërhyrjes për të detyruar partitë që të vetëdeklarojnë raportin financiar.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, lidhur me deklaratën e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi i cili zbuloi sot se nga 135 parti të regjistruara, 84 prej tyre nuk kanë dorëzuar raportin financiar për 2024, ai tha se shifrat janë alarmante.
Kaziaj nënvizoi nevojën e depolitizimit të administratës shtetërore dhe mos përfshirjen e saj në zgjedhje.
Deklarimi është lënë në kuadër të vetëmenaxhimit, shifrat janë alarmante dhe do të duhet të ndërhyhet nëpërmjet detyrimit të këtyre partive për deklarim, duke iu vënë barriera partive, nëpërmjet sjelljes së një objekti dhe qëllimi të mirëpërcaktuar dhe jo thjesht regjistrimi i një partie në Gjykatën e Tiranës pa asnjë aktivitet apo kontribut.
Transparenca nevojitet si nga fakti që vetë aktorët politikë të nisnin nga vetja e tyre se si japin kontributin e tyre në menaxhimin e partisë. Jemi akoma në krijimin e projektit. Propozimet do të konsolidohen në momentin që do të kemi një draft për ta hedhur në publik dhe në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Më optimalja duke parë jo vetëm raportin e fundit të OSBE-ODHIR, por të gjithë raportet e tjera janë të nxira jo vetëm për përdorimin e administratës shtetërore, por edhe të burimeve tekniko-financiare.
Ajo që duhet ta limitonte dhe hiqte këtë përdorim do të ishte depolitizimi i administratës shtetërore, gjë të cilën partia-shtet nuk e ka bërë dhe mos përfshirjen e saj në zgjedhje. Mosprezenca e partive të vogla në tryezë nuk më lë shije të mirë, i lë dorë të lirë Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë iu lihen hapësira bosh. Në atë tryezë nuk duhet të ishin vetëm forcat e mëdha politike. Partitë e vogla duhet të kishin shfrytëzuar momentin dhe të ngrinin zërin e tyre.



