
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, teksa foli për mocionin me debat të zhvilluar ditën e sotme në Parlament, për çështjen "McGonigal" në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se kryeministri shfaqi në fjalën e tij sikletet e veta.
Sipas tij, Rama menduar se mund të përdorë edhe FBI-në për luftën e brendshme politike.
Nëse do të rrinte Rama në kuvend aty, duhet të jepte përgjigje për një problem që e përcëllon atë.
Ai mendon se ka të gjithë pushtetin. Kjo e ka çuar të mendojë se mund të përdorë edhe FBI-në për luftën e brendshme politike.
Ai ka një siklet të madh. Ai foli dhe preku padinë, aty tregoi se ku kishte sikletet e tij, pikat e tij të dobëta.



