
Emisari i BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka folur në një intervistë për BBC, edicionin në gjuhën serbe, për takimin e kaluar Kurti-Vuçiç në Bruksel dhe për atë se çfarë pritet të ndodh sot në Prishtinë në takimet e radhës.
Arsyeja e vizitës së Miroslav Lajçak në Kosovë është vazhdimi i bisedimeve në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, i cili më 18 gusht përfundojë pa asnjë rezultat konkret në Bruksel.
“Erdha për të vazhduar aty ku e lamë të enjten”, ka thënë ai me buzën në gazë për BBC.
Sipas diplomatit sllovak takimi i 18 gushtit në mes të Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit në Bruksel sigurisht që nuk ka qenë i kotë, ani pse takimi nuk prodhoi asgjë.
Ishte një raund shumë më ndryshe, ne patëm një diskutim shumë profesional, të fokusuara dhe me respekt, ata [Kurti dhe Vuçiç] nuk u grindën ata respektuan vizionet e njëri-tjetrit dhe ishin të vetëdijshëm për dallimet. Atmosfera e takimit ishte shumë e mirë.
Lajçak më tej ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian gjithmonë ka disa zgjidhje në “xhep” për çështje të caktuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se Brukseli ka disa propozime që janë aktuale, por që nuk dëshiron që të flas për to, meqë ende janë në diskutim e sipër”



