
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka bërë fajtore qeverinë për bojkotin që Liga Profesioniste i ka bërë kampionatit të futbollit. Sipas Vasilit qeveria nuk ka kohë të dëgjojë pretendimet e kësaj kategorie në një kohë kur është e aftë të ndryshojë kushtetutën brenda një nate.
Me futbollin sipas Vasilit merren një pjesë e madhe e njerëzve dhe qeveria është fajtore që kampionati ynë është i vetmi në Europë që nuk ka nisur.
STATUSI NGA PETRIT VASILI
Rilindja e urren futbollin dhe nuk i ben pershtypje qe vetem ne Shqiperi nuk luhet futboll si ne asnje vend te Europes.
Rilindja ben ligje brenda nates per koncesionet miliardere te oligarkeve kurse per ndryshimet ligjore per sportin nuk ka kohe.
Rilindja brenda nates ndryshon Kushtetuten per votat ndersa ligjet per sportin nuk i ndryshon “dot”.
Mijra njerez te bote se futbollit shqiptare si lojtare, stafe traineresh dhe mijra punonjes te tjere ndihmes jane te bllokuar per shkak te nje kryeministri dhe nje qeverije, destruktive dhe te paafte qe vetem prishin gjithshka.



