
Kryetari i Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me Kryesinë në Gjirokastër deklaroi se mosbindja civile është një kthesë e madhe.
Ai shtoi se nëse përpara PD në situata të tilla bojkotonte parlamentin, kësaj here ajo vendosi të mos e bojkotojë dhe të mos e lëshojë parlamentin.
Sipas tij, kjo mosbindje civile në parlament ka patur efekt të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare.
Është fituar në opinionin publik botëror një betejë jashtëzakonisht e rëndësishme. Mbarë bota e ka përcjellë së pari, si refuzim të Edi Ramës për tu kontrolluar.
Por kjo kudo, për çdo njeri që ka abc e demokracisë dhe pluralizmit është e qartë se kjo është mohim i të drejtave themelore, kushtetuese të vendit. Është grusht shteti.
Nëse sovraniteti i jashtëm ka të bëjë me mbrojtjen e territorit të tij dhe vendimet e pavarura në raport me arenën ndërkombëtare, sovraniteti i brendshëm nuk është asgjë tjetër veç se e drejta e qytetarëve për të kontrolluar qeverinë e tyre. Ky është ligji.
Mbi këtë bazë krijohen komisione në mënyrë të pandërprerë, të vazhdueshme. Thirren në komisione presidentë, familjarëve të presidentëve, ministra e me radhë.
Ky e bllokoi këtë në mënyrë kategorike, 8 komisione për të mos u hetuar vetë. Kjo betejë është frymëzuese për PD.
Ajo mosbindje civile solli një sensibilizim të opinionit botëror ndër më të mëdhatë në memorien time 32 vjeçare.



