Shqipëria anëtare pa të drejtë vetoje? Rama: Jemi fanatikë të BE-së, nuk mund të vëmë veto për vendimet e unionit

Shqipëria anëtare pa të drejtë vetoje? Rama: Jemi fanatikë të BE-së, nuk mund të vëmë veto për vendimet e unionit

Shqipëria anëtare pa të drejtë vetoje, Rama: Nuk mund të vendosim veto për vendimet e BE-së

Kryeministri Edi Rama nga Brukseli, ku ndodhet në Bruksel së bashku me një ekip negociator, pasi do të marrë pjesë në Konferencën e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian tha se ky moment është shumë i rëndësishëm për anëtarësim e vendit në union. 

Më tej Rama tha se Shqipëria nuk mund të vendosë veto për vendime e BE-së. 

 

Është një moment shumë shumë i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit dhe është një moment për të cilin kemi punuar shumë fort qysh prej një kohe të gjatë. Dhe është një moment ku gjysma e punës nëse duhet ta them kështu, e kapitujve të hapur do të mbyllet dhe gjysma tjetër e mbylljes do të hapet.

 

Unë në fakt i kam përmendur, kam qenë kampion i qasjeve të ndryshme në të kaluarën sepse kam mësuar se kapaciteti për të vazhduar zgjerimin, siç ka ndodhur më përpara nuk është aty, në kryeqytetet e rëndësishme dhe është shumë e qartë nga ana tjetër që në qoftëse bëhet si duhet është gjëja e duhur për t'u bërë. Pra e mbështes, por duhet të diskutohet, duhet konceptuar ashtu siç duhet sepse nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë. Ka të bëjë së pari me një union real politik dhe së dyti me një rrugëtim të anëtarësimit të plotë me të drejta të plota bashkë me reformat e nevojshme të Bashkimit Europian.

 

Dëgjoni, Shqipëria është një vend që gjithmonë ka qenë 100% në përputhje me politikën e jashtme të BE-së, kështu që nuk kemi ndjerë ndonjë kënaqësi të përfytyrojmë të kemi veto, duke qenë vendi më pro Bashkimit Evropian e më pro atlantik në Evropë dhe kur them vendi më pro BE-së flas për barometrin e BE-së, nuk flas për atë që mendojmë ne.  Ne jemi fanatikë të BE-së, kështu që fanatikët e BE-së nuk mund të vënë veto për vendimet e BE-së. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy