Bashkëpunimi Rama-Basha, Nishani: Qeverisje sëbashku nuk do të thotë të jesh në një qeveri

Bashkëpunimi Rama-Basha, Nishani: Qeverisje sëbashku nuk do të thotë të jesh në një qeveri

Bashkëpunimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD Lulzim Basha është një nga temat më të diskutuara. Lidhur me këtë cështje foli mbrëmjen e sotme në emisionin “Arnautistan” në MCN TV edhe ish-presidenti Bujar Nishani. Gjatë emisnionit Nishani tha se e beson idenë e bashkëpunimit të fshehtë Rama-Basha, pasi sipas tij kryeministri ka në dorë të gjitha instrumentat. Ai po ashtu theksoi se qeverisje sëbashku nuk do të thotë të jesh në një qeveri.

 “Nga pikëpamja formale kemi një opozitë të kompleksuar, një bashkëpunim të fshehtë të Ramës me Bashën dhe unë e besoj në një projekt politik. Rama ka mundur sepse ka të gjitha instrumentat. Qeverisje sëbashku nuk do të thotë të jesh në një qeveri. Imteresat e Bashës janë inters personale të tij për të qenë zyrtaisht keytar i opozitës të cilën e konsideron si zyrë punësimi sepse nuk ka asgjë të fituar prej tij.  Unë kam qenë njeri me poste dhe pushtet dhe jo vetëm kam besoar por edhe e kam provuar dhe ka funksionuar që kur ke pozicione të tilla duhet që të bësh një pakt me veten në kontekstin e disa sakrificave. Duhet të pranosh disa kufizime. Kandidati për kryeministër duhet të bëjë diferencën me atë që ka përballë. Fakti që Basha nuk e ka pranuar këtë lloj modeli e ka future në kompromentime të mëtejshme të cilat shfrytëzohen nga kundërshtari I tij politik. Rasti në parlament ku u grisën fletët e votimit dhe menjëherë pas tij doli kryeministri doli dhe mblodhi letrat dhe me të drejtë njerëzit thonë për cfarë i duhen kryeministri qese në xhep. Bash aka faj në mënyrën se si zgjedh të bëjë opozitë. Opozita ka nevojë për përmbajtje, ishte seancë që ka të bëjë me institucionin. Në këto 8 vite fakti që bash aka dështuar të ndërtojë një project është paaftësi e tij”, tha Nishani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy