
Analisti Enton Abilekaj deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se një parti politike me kurs anti perëndimor nuk do të fitonte në Shqipëri.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Abilekaj tha se shumica e shqiptarëve janë të orientuar drejt perëndimit megjithëse orientimi i elitave tona është korruptiv.
Kriza e kapitalizmit nuk duhet ngatërruar me krizën e demokracisë liberale. Kriza e kapitalizmit krijon një krizë të demokracisë liberale. Pavarësisht se ka pasqyra si Kina që janë duke u forcuar pas pasur demokraci liberale s’do të thotë që është ajo që duhet. Shohim protesta në Kinë, s’mund të themi që kemi krizë të demokracisë liberale, kriza e demokracisë liberale është shkaktuar nga kriza e kapitalizmit.
Kultura e njerëzve, orientimi i tyre është perëndimor. Një parti politike me kurs jo perëndimor nuk do të fitonte zgjedhjet. Njerëzit nuk e shohin si model Dubain. Njerëzit duan të kenë mënyrën e jetës së një evropiani.
Ne nuk jemi shtet modern, orientimi i elitave tona, s'është as lindor dhe as perëndimor, është korruptiv.



