"Lufta" në Tiranë për çmimin e ujit, por modeli i suksesit vjen nga Korça

"Lufta" në Tiranë për çmimin e ujit, por modeli i suksesit vjen nga Korça

Korça prej 15 vitesh nuk e vuan më problemin e ujit të pijshëm, falë projektit, i cili bëri të mundur sistemimin e rrjetit dhe kanalizimeve për qytetin juglindor.

Nga viti 2003 e deri më sot, qytetarët e Korçës marrin shërbim me ujë të pijshëm, 24 orë në 24. 

Përgjatë ditëve të fundit, Korça është lakuar si një model pozitiv sa i takon furnizimit me ujë të pijshëm, por edhe menaxhimit. 

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo tregon se si u realizua ky investim, ndërsa sjell eksperiencën e këtij qyteti, ku një m3 ujë paguhet 65 lekë.

"Fakati që Korça përmendet si një model suksesi, sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, ju dedikohet tre faktorëve, investimit të bërë, menaxhimit dhe mirëkuptimit të qytetarëve, ë ky investim duhet të shoqërohej edhe me një rritje të tarifës që ata paguajnë për të marrë këtë shërbim", u shpreh kreu i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo.

Qytetarët shprehen të kënaqur si nga shërbimi, ashtu edhe nga furnizimi me ujë. Likuiditeti i lartë i faturave në Korçë, është gjithashtu dëshmi e vetë rëndësisë që ka për qytetarët, furnizimi me ujë të pijshëm.

"Tani ka ujë në çdo vend. I paguajmë të gjitha faturat, jemi të rregullt. Nuk na kalon muaji pa e paguar", shprehet një qytetare.

"Ujë kemi 24 orë dhe pa pushim", shprehet një tjetër qytetar. 

Përveç furnizimit me ujë të pijshëm, 24 orë, qyteti i Korçës ka edhe një rrjet të ri të kanalizimeve, çka bën të mundur edhe menaxhimin dhe përpunimin e ujrave të përdorura. /t.ch

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy