
Gjatë takimit me demokratët e bazës, Berisha tha se do të jetë Kuvendi Kombëtar ai që do të gjykojë vendimin e Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar demokrat.
Çfarë synon foltorja? Së pari ndërgjegjësimin e çdo demokrati për situatën e krijuar, vjeljen e mendimit. Do të mblidhen firmat e 1500 delegatëve të Kuvendit Kombëtar. Pas tyre, do të thërrasim forumin më të madh të partisë, Kuvendin Kombëtar. Do t’i kërkojmë atij të vendosë që për vendimin e marrë, të shprehet çdo anëtar i PD në referendum në mbarë Shqipërinë.
Mos votoni humbës, humbësi në fitore nuk të çon. Hapi derën tjetrit se ai mund të çojë. Por edhe nëse nuk të çon, të çon i treti.



