Palët politike po mendojnë të ndryshojnë periudhën e mbajtjes së zgjedhjeve

Palët politike po mendojnë të ndryshojnë periudhën e mbajtjes së zgjedhjeve

Palët politike në Tryezën për Reformën Zgjedhore kanë rënë dakord në parim për ndryshimin e periudhës së mbajtjes së zgjedhjeve.

TVT.al ka mësuar se ky propozim është bërë pasi zhvillimi i zgjedhjeve në muajin qershor, ka rezultuar se ka dëmtuar procesin e turizmit në vendin tonë.

Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri apo ato për njësitë e qeverisjes vendore parashikoheshin të zhvilloheshin njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 14 marsi deri në 30 qershor, ose nga 15 shtatori deri në 30 nëntor.

Mësohet se palët kanë propozuar që kjo periudhë të shtrihet nga 15 prilli deri në 15 maj ose nga 1 tetori deri në 31 tetor, ndërkaq tregohet se palët janë në prag të një dakordësimi për periudhën 15 prill-15 maj.

Nëse zgjedhjet parlamentare të 2021 do të mbaheshin në fund të qershorit, pritet që me këtë propozim ato të mbahen mes periudhës 15 prill-15 maj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy