Veprimet politike të fazës së fundit të Lulzim Bashës janë legjitime, konsideron gazetari Arjan Çani.
Në kundërshtim më këtë mendim, anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri, gjatë diskutimeve në emisionin “Të paekspozuarit”, tha se veprimet e Bashës, janë të shitura politikisht, dhe se sipas tij, opozitarizmi i sotëm politik është i shitur poashtu.
Strazimiri: Të gjithë analizojnë se sa vjeç është Sali Berisha, por ai pati thënë që do tërhiqem nga politika. Më në fund e kuptuat se nuk e drejtonte Berisha PD-në në hije, sot ka ardhur në një pikë të vdekur opozitarizmi shqiptar, është i shitur zyrtarisht.
Çani: Jam dakord deri këtu, se vet isha partizan i kësaj ideje dhe thashë që të mos paragjykojmë kuajt se vrapojnë deri në fund te jetës, por kush është sfidanti këtu fillon historia, ai do vijë një ditë, por kjo nuk varet nga ne. Pjesa që s’jam dakord është kur thotë se Basha është i shitur, s’jam dakord,
Strazimiri: Ka edhe vrasje politike, është shitja është politikë, vrasja a është politikë.
Çani: Gjithçka është politike, kjo që bën Basha është legjitime. Po cfarë do të bëje ti në vend të Bashës?
Strazimiri: Do t`i kisha qëndruar koherent fjalimit tim që nga 9 shtatori, deri në moment të fundit. Kur u thua njerëzve se njeriu me i madh është Sali Berisha dhe ne fund me falni, më duhet ta “vras pak”, atëherë kjo politikë është e poshtër, është vrasje.



