
Pasi u detyrua nga arrestimi i Erion Veliajt, në aktivitetin e organizuar për 105-vjetorin e Tiranës, kryeministri Edi Rama njoftoi se do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet të kryeqytetit në zgjedhjet e 11 majit.
Gazetari Mariglen Kume, në një intervistë për "MCN live", tha se Rama është i vetëdijshëm për dëmin kolateral që ka shkaktuar arrestimi i Veliajt dhe, duke pasur parasysh se dhe se bashkë më ekipin që ka sjellë paraprakisht në Tiranë ka formuar ekipin për Tiranën.
Sipas Kumes, për të shmangur çdo dëm më tej, Rama do të synojë një baraspeshë të re në procesin elektoral, duke e vendosur veten në qarkun e Tiranës.
Sa i përket pjesën gjeopolitike, me ato zënka dhe përplasje qe kishte PS, kryetari i asaj, mbase e priste një gjë të tillë , një tronditje, duke parë edhe faktin që solli në Tiranë, Manastirliun, Spiropalin, Gonxhen, Braqen, pra kanë bërë një miksim të socialistëve te vjetër dhe këtyre ‘mavi’.
Rama e di dëmin kolatoral që ka bërë arrestimi i Veliaj, dhe pikërisht ardhja e Ramës në Tiranë, sepse ishte përfolur qe do ishte në Shkodër, e gjetkë, tani janë gjasat e shumta që të jetë në qarkun e Tiranës.
Kjo në një farë mënyrë do të jetë një baraspeshë në kuadrin elektoral megjithatë do të punojnë shumë në pjesën e imazhi tw partisë dhe për të përgatitur fushatën elektorale. Ai po merr masa të shpejta dhe po punon që të balancojë imazhin dhe ndikimin politik në kryeqytet.



