
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Genc Pollo tha mbrëmjen e sotme në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV se dalja me emra e një grupi deputetësh nga opozita ishte e gabuar dhe joserioze. Pollo risolli rastin e zgjedhjes së Presidentit Moisiu dhe 2 kushtet që çuan në zgjedhjen e kreut të shtetit aso kohe.
Unë i referohem zgjedhjes me negociatë, marrëveshje dhe konsuses të presidentit Moisiu si model i mirë, ky model kishte dy parakushte që të përsëritet 20 vjet më vonë, unitetin e opozitës dhe një presion i brendshëm dhe i jashtëm ndaj mazhorancës së Fatos Nanos (për shkak të situatës së Dushkut). Kjo prodhoi një president konsensual.
Ishte dërgata e opozitës, Berisha, unë, Mediu, përballë kishin Nanon, Ruçin, Gjinushin. Dhe me takime të gjata u arrita një produkt pozitiv.
Asnjë nga këto kushte nuk i kishim në këtë rast të zgjedhjes së Presidentit. Dhe nevoja që të dilte me emra ishte e pavend pasi Presidenti zgjidhet nga Kuvendi ku raportet janë të qarta. Në Itali, ka një sistem ku ngrihet një Asamble që përfshin deputetët e dhomës së poshtme dhe të sipërme, por dhe me personalistet të tjera, por varet nga personaliteti ikandidatit. Ne nuk e kemi këtë gjë. Dalja me emer siç bëri një grup deputetësh ishte e gabuar dhe jo serioze.



