Demokristianët, Nard Ndoka: Meta ra, por loja kërkon 71 vota

Demokristianët, Nard Ndoka: Meta ra, por loja kërkon 71 vota

Kreu i demokristianëve Nard Ndoka ka ironizuar lëvizjen e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Në një postim në rrjetin social FB Ndoka është shprehur  “Meta ra vetë!”.

 

“Bie Meta! Qeveria ‘Rama-Meta’ sot u nda në dy pjesë, Meta ra vetë!” kështu e nis postimin Facebook, kreu i demokristianëve, Nard Ndoka. “Loja filloi, -vazhdon mendimin Ndoka, -qeveri ekspertësh, qeveri numrash, qeveri teknike, qeveri me bazë të gjerë, apo pa qeveri fare, këto janë enigmat, që kërkojnë një zgjidhje nga 71 deputetë në Kuvend”.

 

Duke prekur raportet PS-LSI, Ndoka shkruan: “Meta kishte kohë që lëkundej, sot ai ra, nga sot kemi qeverinë ‘Rama’, pa numra për të vazhduar më tej, të lodhur, të pa orientuar, por për çudi me mbështetje nga faktori ndërkombëtar”.

Në mënyrë ironike, Ndoka shkruan:   “Meta ra, por ku do bjerë, mbi Ramën, apo në 'qetësinë' e tij?  Meta është një politikan agresiv, pragmatist dhe i furishëm në rënie. Si do reagojë Basha? Do e presë Metën, që mos të bjerë? Do ketë mocion, do ketë paqe, do ketë intrigë, apo plane të qarta dhe të pjekura mirë kohë më parë”.

 

“Nëse Berisha futet në lojë, si lojtar krizash - sipas Ndokës - loja merr drejtim krejt tjetër, një lojë e rëndë, por me axhendë afatgjatë dhe të sigurt. Ç'farë po bën Rama? Rama ka informacion, madje e ka me kohë, nga përgjimet apo nga shërbimet, nuk e di!”

 

“A do bjerë Rama sëbashku me Metën? -Pyet Ndoka,- ka gjasa që po, por ndoshta do ketë surpriza. Rama nuk shquhet si lojtar, nuk shquhet për besim, por ndoshta surprizon, të shohim, të presim”.

 

Më tej, Ndoka shprehet pesimist. “Tashmë do të kemi qeverisje numrash, intrigash, jo parimore e programore, por qeveri tranzicioni!” 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy