
Nikoll Lesi në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV komentoi lidhur me premtimin e Belind Këlliçit për transportin falas të cilin e konsideroi si një ide paksa komuniste dhe të parealizueshme.
Transporti falas është ide pak komuniste ose si të them ai prek në fund të fundit taksat e mia dhe të tuat sepse buxheti i bashkisë janë taksat e xhepave tanë. Nëqoftëse ai do thoshte transport falas për një kategori të caktuar, për shembull pensionistët, studentët mund ta pranojmë dhe ne, por transport falas për të gjithë, i bie që njerëzit të rrinë hip e zbrit në urban prandaj kjo ide më duket e parealizueshme.



