
Gazetari Enton Abilekaj deklaroi në studion e emisionit "Të Paekspozuarit" se njerëzit duan si kryetar bashkie një njeri që ta dojë Tiranën, ndryshe nga këta që e kanë shkatërruar. Duke vijuar shpjegimin e tij, Abilekaj tha se janë problem mjetet që përdor Veliaj për të deformuar votën.
Ne duam një njeri që ta dojë Tiranën. Jo këta që kanë shkatërruar Tiranën dhe vjedhin. Këta çdo ditë që dalin në punë vjedhin. Çdo firmë që hedhin shkatërrojnë këtë vend. Mjafton mos japësh leje ndërtime. Këta e kanë shkatërruar.
Kandidati i opozitës ka përballë një njeri të stërkonsumuar, një njeri që i ka bërë Tiranës atë që s’do ia bënte as pushtuesi. Problemi nuk është partia nga vjen kandidati. Ka një problem, mjetet e paligjshme dhe të ligjshme që do përdorë Veliaj për të deformuar votën, se ka një votë masive që nuk e do shkatërrimin e Tiranës, nëse përdor të fortët, përdor kërcënime për të larguar nga puna, blen vota dhe e deformon.



