Cakaj telefonatë me homologun nga Arabia Saudite: Thellim i bashkëpunimit ekonomik për nxitjen e projekteve konkrete

Cakaj telefonatë me homologun nga Arabia Saudite: Thellim i bashkëpunimit ekonomik për nxitjen e projekteve konkrete

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Adel bin Ahmed Al-Jubeir.

Gjatë bisedës, Cakaj dhe Al-Jubeir vlerësuan nevojën për të punuar bashkërisht, edhe më intensivisht në nxitjen e investimeve dhe të disa projekteve konkrete në fushën e infrastrukturës dhe ekonomisë.

“Po ashtu, nënvizuam rëndësinë që të vazhdojmë punën e mirë në një varg organizatash ndërkombëtare”, u shpreh Cakaj, në një reagim në Facebook, lidhur me telefonatën.

Gjithashtu, Cakaj vlerësoi mbështetjen e Mbretërisë së Arabisë Saudite, për synimin e Shqipërisë për të marrë ulësen e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, për vitin 2022-2023.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy