
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Albert Melyshi, kryeson në bashkinë e Mirditës, përballë rivalit të tij socialist Ndrec Dedaj.
Nga dy qendra votimi të hapura, udhëheq Melyshi me 189 vota, ose 52.9 %, kundrejt kundërshtarit të tij me 168 vota, ose 47.1 %.
Megjithatë diferenca është e ngushtë dhe gara mbetet e hapur.
Ndërkaq, nga një kuti e hapur në Peqin, udhëheq kandidati i PS Bukurosh Maçi me 153 vota, ose 56.88 %. Ndërkohë kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Mustafa Pashja ka marrë 116 vota ose 43.12 %.



