Vlahutin flet për hapjen e negociatave, kanabisin dhe hetimet për ish-ministrin Tahiri

Vlahutin flet për hapjen e negociatave, kanabisin dhe hetimet për ish-ministrin Tahiri

Ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vlahutin, thekson se strategjia e re për rajonin, rikonfirmon angazhimin e BE-së për të ndihmuar proceset e reformave.

Në një intervistë për Deutsche Welle, kreu i delegacionit të BE në Shqipëri, deklaron se hapja e negociatave e ankoron Shqipërinë në rrugën e pakthyeshme të reformave sistematike.

"Kjo strategji konfirmon gjithashtu qartë se çdo partner në rajon ka një mundësi për të përmbushur ambiciet e tij, por ka rregulla dhe standarde që duhen zbatuar para se pranimi të jetë i mundur. Në fakt, procesi i zgjerimit nuk është ndalur kurrë. Por BE përforcon angazhimin e tij me rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe nxit perspektivën e tij europiane. Hapja e negociatave të pranimit nuk është një dhuratë; është një detyrim shtesë dhe shumë punë. Por hapja e negociatave ankoron vendin në mënyrë të vendosur në procesin e pakthyeshëm të reformave sistematike", shprehet Vlahutin.

Ambasadorja e BE thekson se raporti vjetor nuk ka përfunduar ende dhe po diskutohet nga shërbime të ndryshme në Komision dhe për  rezultatet e sakta duhet të presim muajin prill.

Vlahutin shprehet se puna jonë si diplomatë nuk është që të biem në kurthin e retorikës së politikës së ditës por të shqyrtojmë faktet e konfirmuara dhe vetëm faktet e konfirmuara. Ambasadorja deklaron se nuk jemi naivë dhe e dimë që rrjetet kriminale nuk heqin dorë, mbledhin plaҫkat dhe lëvizin në një destinacion tjetër.

"Kemi punuar shumë me institucionet përgjegjëse për të bërë një ristrukturim të fuqishëm të forcës policore, që duhet të jetë e aftë të bëjë punën e saj në zbatim të ligjit, sipas standarteve ndërkombëtare, veçanërisht kur bëhet fjalë për luftën kundër krimit të organizuar. Por çelësi i suksesit në luftën kundër tij dhe korrupsionit do të jetë zbatimi i reformës së drejtësisë, që do të përmbysë trendin e mungesës së rezultateve nga prokuroria dhe në shumë raste praktikat gjyqësore te korruptuara. Po presim gjithashtu të shohim nëse Prokuroria do të bëjë progres të pandërprerë për rastin e ish-Ministrit të Brendshëm", tha Vlahutin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy