Ministrat e Drejtësisë me marrëveshje bashkëpunimi Shqipëri-Kroaci në fushën gjyqësore dhe penale

Ministrat e Drejtësisë me marrëveshje bashkëpunimi Shqipëri-Kroaci në fushën gjyqësore dhe penale

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë vizitës zyrtare në Kroaci, ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Drejtësisë të Kroacisë, Ivan Malenica.

Raportohet se ministri Manja dhe ministri Malenica nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në fushën e drejtësisë si dhe në gjyqësor për çështjet penale dhe civile që do të sjelli harmonizimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së në kuadër të integrimit evropian si dhe modernizimin dhe digjitalizimin e sistemit gjyqësor e promovimin e drejtësisë elektronike.

Një tjetër pikë thelbësore e marrëveshjes është edhe asistenca nga pala kroate për shkrimin, hartimin dhe menaxhimin e projekteve në mënyrë që të maksimizojmë përthithjen fondeve të BE në fushën e integrimit, drejtësisë dhe antikorrupsionit.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Manja u shpreh se, “me homologun kroat nënshkruam sot një memorandum bashkëpunimi mes dy ministrive tona dhe që i hap rrugë asistencës kroate në fushën e integrimit”.

 Ministria e Drejtësisë në procesin e negociatave është përgjegjëse për kapitullin 23 gjyqësori dhe të drejtat themelore dhe për kapitullin 24 drejtësia, liria dhe siguria, pjesërisht. Dhe eksperienca kroate është e duhura dhe e mirëpritura për Ministrinë e Drejtësisë së Shqipërisë. Me këtë memorandum bashkëpunimi pranë dy ministrive tona do të jenë dy grupe pune të përbashkëta, që ditën kur Shqipëria do të ulet në tryezën e negociatave me BE, ne do të kemi dhe asistencën dhe eksperiencën kroate”, tha Manja, i cili shtoi se, “Kroacia është vendi i fundit që i është bashkëngjitur BE-së”.

Ky memorandum shtoi Manja, “nuk përfshin vetëm procesin e negociatave dhe të integrimit, por do të kemi bashkëpunim konkret sa i përket modernizimit dhe digjitalizimit të sistemit gjyqësor dhe promovimit të drejtësisë elektronike. Do të kemi shkëmbim të praktikave më të mira të shërbimit të provës dhe përmirësimit të aktiviteteve në fushën e administrimit të sistemit penitenciar. Po ashtu do të kemi bashkëpunim konkret sa i përket edukimit dhe trajnimit të personelit të Drejtorisë Antikorrupsion dhe Drejtorisë së Integrimit”.

Sipas ministrit Manja, ky memorandum bashkëpunimi përfshin edhe ndihmën dhe asistencën e MD të Kroacisë sa i përket hartimit dhe menaxhimit të projekteve me qëllim përthithjen e fondeve të BE në fushën e integrimit, drejtësisë dhe antikorrupsionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy